top of page

 

Që prej vitit 2004 jam marrë me përkthime, ndërsa që nga viti 2009 punoj gjithashtu si përkthyese e çertifikuar për institucionet shtetërore (përfshirë gjykatat). Aktualisht kjo është puna ime kryesore, por edhe një pasion i madh.



Kontakti im i parë me gjuhën shqipe ka qenë në vitin 2000 kur fillova studimet e masterit në degën e filologjisë ballkanike në Universitetin e Nikola Kopernikut në Torunj. Udhëtimet e shumta në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe në zonën shqipfolëse të Maqedonisë më kanë mundësuar të njihem thellësisht me kulturën shqiptare, si dhe të mësoj të folurën në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe. Në fund të studimeve fillova të bëj përkthime me shkrim, punoja gjithashtu edhe si mësuese e gjuhës shqipe në Universitetin e Adam Mickiewicz-it në Poznanj.



Aktualisht studioj për të thelluar njohurinë time për gjuhësinë. Në vitin 2012 kam mbrojtur punimin e doktoraturës mbi gjuhësinë shqiptare. Tema e punës sime shkencore ishin mënyrat e të folurit shqip në zona të ndryshme të Kosovës. Gjatë gjithë kohës përpiqem të kem kontakt me gjuhën shqipe dhe të pasuroj përvojën time si përkthyese, duke marrë pjesë në trajnime dhe konferenca profesionale të lidhura me fushën e përkthimeve.



Kam shumë dëshirë të merrem me përkthime verbale ku zëri dhe theksi i mirë janë më të rëndësishëm. Mund t'ju ofroj shqiptim shumë të ngjashëm me atë të folësit amtar.

© 2013 by Albanika. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

  • s-twitter
  • s-facebook
bottom of page